• |
ide | kryesore

Billie Eilish zbulon detaje rreth albumit të ardhshëm

Paparazzi, Slider



Billie Eilish më në fund po ndan detaje rreth albumit të saj të tretë të ardhshëm.

“Hit Me Hard and Soft” do të shënojë albumin e parë të Eilish që nga  projekti i vitit 2021 i nominuar për Grammy “Happier Than Ever”. Albumi i ri u shkrua nga Eilish dhe bashkëpunëtori i saj i zakonshëm, vëllai Finneas, i cili gjithashtu prodhoi publikimin e ardhshëm.”Hit Me Hard and Soft” do të mbërrijë më 17 maj.

“Hit Me Hard and Soft”, albumi im i tretë do të dalë më 17 maj. Jam e entuziasmuar. Finneas dhe unë nuk mund të ishim më shumë se krenar për këtë album dhe mezi po presim që ju ta dëgjoni. Ju dua!”, shkroi këngëtarja.

Dyshja shijuan një sezon të frytshëm çmimesh në fillim të këtij viti, me baladën melankolike të Eilish nga filmi “Barbie”, “What Was I Made For?” duke fituar çmime Grammy për këngën e vitit dhe këngën më të mirë të shkruar për mediat vizuale, si dhe një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale.

Billie gjithashtu “ka qenë e zëshme për angazhimin e saj ndaj shkaqeve mjedisore dhe do të publikojë “Hit Me Hard and Soft” në të gjitha platformat dixhitale dhe formatet fizike — duke përdorur materiale 100% të riciklueshme — në të njëjtën ditë, me të njëjtën listë këngësh./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *