• |
ide | kryesore

BIRN: Pasi dha për pallate portin e Durrësit, qeveria përdor paratë e taksapaguesve për port të ri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrësit



Ndryshimet në buxhetin e shtetit të vitit 2024 parashikojnë që rreth 400 milionë euro të shpenzohen në tre vitet e ardhshme për të ndërtuar një port të ri në Porto Romano pasi porti ekzistues i Durrësit u dha për ndërtim pallatesh.

Taksapaguesit shqiptarë pritet të shpenzojnë minimalisht 400 milionë euro nga taksat e tyre për ndërtimin e një porti të ri për vendin pasi qeveria fali me kontratë koncesioni të negociuar pa garë portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

Koncesioni i Marinës së Durrësit, i cili u miratua me ligj special në parlament, pritet t’i kushtojë shqiptarëve jo vetëm koston e ndërtimit të një porti të ri por edhe kostot potenciale të padive gjyqësore të hapura nga kompanitë e ndryshme, kontratat e të cilëve u ndërprenë në mënyrë të papritur nga vendimi po aq i papritur i qeverisë për të privatizuar portin kryesor të vendit.

Së paku dy kompani kanë dorëzuar kërkesa për dëmshpërblim në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve, një zyrë e Bankës Botërore, e cila funksionon në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare në të cilën Shqipëria është palë.

Qeveria e kryeministrit bëri ndryshime në ligjin për Buxhetin e Shtetit dhe, në kundërshti me këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kërkesat e Komisionit Evropian, synoi të minimizojë debatin publik mbi çështjen duke i prezantuar ndryshimet përmes një Akti Normativ, i cili shmang procedurat e rregullta parlamentare, supozohet për shkak të emergjencës.

Sipas ndryshimeve, 9.8 miliardë lekë do të duhet të jepen këtë vit për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano ndërsa në dy vitet në vijim pritet të jepen edhe 14.7 miliardë lekë në vit për një total prej 39.2 miliardë lekësh.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama e dha me koncesion portin e Durrësit pas negociatave private, në të cilat, në së paku në një rast, u gjetën duke ngrënë në një restorant luksoz në Dubai, të ftuar nga kompania që fitoi koncesionon. /birn



4 Comments

  1. U ngeli mendja leket, leket, leket. pse ju do ju pyes Rama ku i con teket e taksave.

    Mos u merrni me leket e taksave, jo harxhoi ka e aq, por shikoni se ku po e ngrit

    Shqiperine ne syte e botes, brenda dy ditesh dy samite. Populli shqiptar vertet mund

    te jete ne veshteresi ekonomike deri edhe per buken e gojes por ama eshte krenar

    qe ne vendin tone behen dy samite per dy dite. Nuk ben lajm se u be Rruga e Kombit

    por kur behen dy samite e merr vesh gjithe bota aq me teper kur merr pjese vete

    Zelenski. Ne jemi kreanar per Ramen qe po e ben Shqiperine lajm kryesor ne mediat e

    botes dhe me gjere. Nongrata nuk arriti kurre te bente dy samite ne dy dite si Rama.

  2. po i vini gjobe Alabarit se ska mundesi?! E merrni parasysh zhvillimin turistik dhe ekonomik qe merr Durresi nga ndertimi i marines nga Alabari??? Ato qe 400 milion euro po te jepeshin me PPP do gjemonit duket thene e mori oligarku. Ato 400 milion euro rikthehen shumefish ne ekonomine Shqiptare me ndertimin e Marines. 100 milion euro parashikohet te jete vetem taksa vjetore e hoteleve qe do nderohen aty apo dhe e bizneseve qe do perfitojne rritja e numrit te turisteve. Pastaj porti i mallrave e Durres eshte bere qe ne kohen e turkut e italianit me vone kur aty kishte vetem 5 shpia e smund te qendroje me nje port mallrash e kontenjeresh ne mes te nje qyteti me 300 mije banore. Me mir nje shetitore, bare, restorante, hotele e plazhe

  3. Cfare thua mo idiot. Shteti shqiptar 380 milione Euro merr nga projekti, tjetra eshte prone private. Dhe per portin e ri (qe s’ka as kapacitetin e te vjetrit) 400 milione eshte vetem fillimi, se do shkoje 3 fish. Pa llogaritur infrsstrukturen ndihmese si rruge e hekurudha. I vetmi qe fiton eshte sulltsni i Surrelit 20% te xhepi minimumi. Ne offshore kuptohet. Te pastra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *