• |
ide | kryesore

Botërori i ri për Klube: Kina njofton qytetet që mirëpresin ndeshjet

Sport



Botërori për Klube i fituar nga Liverpool ka qenë edicioni i parafundit me formulën me eleminim direkt: nga 2021 gjithcka do të ndryshojë, do të kalohet me 24 skuadra e do të luhet mes qershorit e korrikut. Federata Kineze (Cfa) ndërkohë ka publikuar emrat e tetë qyteteve që do mirëpresin ndeshjet në Botërorin e ri për Klube: Shangai, Tianjin, Guangzhou, Wuhan, Shenyang, Ji’nan, Hangzhou e Dalian. Surprizisht mungon aty kryeqyteti Pekini.

Pas një viti e gjysëm do të ndryshohet: Fifa ka stabilizuar se tetë skuadra do të vijnë nga Europa, gjashtë nga Amerika e Jugut e 10 të tjera nga vendet e mbetura. Kriteret e kualifikimit për turneun e ri do të vendosen nga konfederatat e ndryshme kontinentale, që për momentin nuk i kanë stabilizuar. Përjashtimi i vetëm është Flamengo, i sigurtë që do të jetë: Conmebol ka qartësuar se skuadra braziliane është pranuar si kampione e Libertadores 2019, e njëjta do të vlejë edhe për fituesit në 2020 e 2021.

“Fakti që organizohet Botërori i parë për Klube me 24 skuadra – ka thënë një zëdhënës i Federatës kineze – mund ti japë një impuls vendimtar zhvillimit të futbollit në vendin tonë. Tani do të punojmë bashkë me Fifa-n për të organizuar një turne të paharrueshëm, e perfekt në të gjithë këndvështrimet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *