• |
ide | kryesore

Lautaro më i mirë se Messi: është goleadori 2019 i Argjentinës

Sport



Lautaro Martinez mposht Lionel Messi. Sulmuesi i Inter, në fakt, ka qenë golashënuesi më prolifik i Argjentinës në 2019. Me fanellën zikaltër, Toro është kthyer në një pikë fikse, duke fituar edhe vendin tek Argjentina: në vitin që po largohet ka realizuar 8 gola në Kombëtare: 2 në Kupën e Amerikës (kundër Qatar e Venezuela) e 6 në miqësore (një ndaj Venezuelës, dygolëshi ndaj Nicaragua e tregolëshi ndaj Meksikës). Fenomeni i Barcelonës, ndërkohë është ndalur në 5 gola.

I pazëvendësueshëm në Kombëtare e gjithashtu edhe tek Inter. 2019 ka qenë viti i pagëzimit për Lautaro Martinez, që ka bindur në fillim Scaloni e pastaj Conte me numër golash. Me Argjentinën, Toro ka shkatërruar konkurencën e emrave si Aguero, Alario e Benedetto dhe është tashmë mbështetja kryesore për Messi. Pas një viti pezull, me ardhjen e teknikut salentin, i gjithë talenti i tij shpërtheu edhe në Serie A: janë 13 golat sezonalë në 22 prezenca mes kampionatit e Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *