• |
ide | kryesore

Viti i Ri nis me acar dhe rënie të fortë temperaturash

Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së djeshme, temperaturat më të ulëta janë shënuar -7ºC në zonat malore, ndërsa ato më të larta nuk i kanë kaluar 13 gradët në zonat bregdetare. Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti do të vijojë të jetë i tillë edhe në ditët e para të këtij viti që sapo hyri.

Parashikimi sipas SHMU:

Ditët me diell do të vijojnë dhe po kështu dita e parë e vitit te ri do të jetë me mot me diell në të gjithë territorin. Temperaturat e mëngjesit do të vijojnë të jenë të ftohta edhe pse pritet një rritje e tyre prej 1-3ºC për ditën e sotme. Për shkak të temperaturave negative duhet patur kujdes nga ngricat e forta kryesisht në zonat malore dhe ato kodrinore. Temperaturat pritet të ndihen të ulëta edhe për shkak të erës e cila nesër pritet të fryjë intensive me shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 20-25m/s.

Për datën 02.01.2019 moti do të vijoj të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Por për këtë ditë pritet përsëri një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale duke prekur në zonat malore vlerat prej -8ºC në zonat malore, -5ºC në zonat e ulëta dhe 0ºC në ato bregdetare. Sa i përket vlerave të mesditës ato si këto ditë nuk do të kalojnë vlerat prej 12-13ºC në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *