• |
ide | kryesore

Sarri ngacmon Inter për rrëmbimin e lojtarit: “Kulusevski lojtar i prespektivës së madhe”

Sport



Pas humbjes në Superkupë, Juventus rikthehet në kampionat në sfidën me Inter e në të parën e 2020 do të përballet në Stadium me Cagliari, zbulimi i këtij kampionati. Në vigjilje të sfidës me sardët ka folur Maurizio Sarri, që ka siguruar se pushimi i ka bërë mirë bardhezinjve: “Kemi punuar mbi shumë gabimet e bëra deri tani, ndërsa nga dje jemi marrë me Cagliarin.”

Mes shumë lojtarësh për tu administruar si De Ligt që duhet të kthehet titullar (“ka kaluar një periudhë të komplikuar mes dëmtimesh”), apo edhe Emre Can, tekniku i bardhezinjve duhet të kujdeset edhe mbi gjendjen e të dëmtuarve Khedira e Chiellini. Për sulmin, duket gjithnjë e më i konfirmuar tridhëmbëshi: “HDR? Të shohim nesër, Ramsey është në rritje por do të vendosim nesër. Dybala ka punuar i diferencuar sepse ka qenë i lodhur për punën e bërë gjatë javës e preferuam ta lehtësojmë, por është gati për grupin.”

Nuk mund të mungonte edhe batuta për Kulusevski, që sapo ka firmosur: “Më duket një lojtar i prespektivës së madhe dhe është e rëndësishme që ka mbërritur në shoqëri. Për ta patur menjëherë në dispozicion nuk është në dorën time, por nuk ishin kushtet për ta bërë. E rëdnësishme është që shoqëria arrin e para tek këta lojtarë me prespektivë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *