• |
ide | kryesore

Piqué, ofendohet nga Shakira në derbi: arbitri nuk e referon, por ndërhyn Liga

Sport



2-2 e shumë polemika në sfidën mes Espanyol e Barcellona. Golat e Luis Suarez e Arturo Vidal nuk kanë mjaftuar për të rrëmbyer një fitore në Cornellà-El Prat. Një stadium ku tifozët vendas i kanë rezervuar një pritje aggressive armikut të betuar Gerard Piqué. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, mbrojtësi ka denuncuar atë që ndodhi ndërsa ishte në fushë, por arbitri nuk i ka dhënë rëndësi.

FYERJET – Vigjilja mes Ernesto Valverde e Abelardo Fernandez ka qenë e qetë, por në fushë gjërat ndryshuan. Mbrojtësi qendror i Barcellona ka folur me arbitrin madrilen Carlos del Cerro Grande për të denoncuar fyerjet e marra nga shkallët e Cornellà-El Prat, por pa marrë asnjë reagim. Arbitri në fakt nuk e ka regjistruar bisedën në relacion. Piqué mësohet se është ofenduar rëndë: sipas asaj që bëhet e ditur, tifozeria e ka sulmuar në anën morale të mamasë e gruas, duke e vënë në dyshim virilitetin e tij.

NDËRHYRJA – Sipas rregullores, arbitri nuk është i detyruar të regjistrojë fyerje të tilla në relacionin e pas ndeshjes. Sipas asaj që bën të ditur shtypi spanjoll, La Liga do të denoncojë koret ofensive në Komitetin e Kompeticionit e në Komisionit Anti-dhunë. Në këtë pikë Espanyol mund të ndëshkohet me sanksion ekonomik për sjellje të keqe të tifozëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *