• |
ide | kryesore

Fabregas zbërthen trajnerët: “Conte më i ashpri, Sarri vdes me taktikat e tij”

Sport



Cesc Fabregas tek Chelsea është stërvitur nga dy trajnerët italianë, që në Serie A po konkurojnë kokë më kokë për titullin kampion. Antonio Conte dhe Maurizio Sarri janë vënë në qendër të analizës së spanjollit, që i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në Tëitter, duke përcaktuar karakteristikat e dy teknikëve. “Conte është trajneri më i ashpër me të cilin kam punuar ndonjëherë e ta bëja të ndryshonte mendim për mua ka qenë një nga gjërat më të kënaqshme që kam bërë në karrierë. Ndërsa Sarri ka taktikat e tij dhe vdes me to. Nuk është shumë fleksibël, por është njeri i mirë me zemër të mirë”.

Pastaj Fabregas i ka dhuruar një shans titull Interit: “Përse jo? Conte është trajneri më i mirë për skuadrat që duan të rikthehen, i ka dhënë tashmë një identitet të ri skuadrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *