• |
ide | kryesore

Policia konfirmon grabitjen e pikës së kredive në Tiranë: Autori i armatosur mori 50 mijë lekë dhe iku me vrap

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka reaguar pas grabitjes së ndodhur tek “Komuna e Parisit”. Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se janë marrë 50 mijë lekë të reja nga një person dhe ky i fundit është larguar me vrap.

Njoftimi

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *