• |
ide | kryesore

Calciopoli merr fund: Juventus humb betejën e 30: “U ezauruan shkallët e drejtësisë sportive”

Sport



Në 8 nëntor Kolegji i garancisë së Coni (Komiteti Olimpik Italian) kishte deklaruar të papranueshëm ankimimin e Juventus për dorëzimin e titullit kampion 2005/06 tek Inter për ngjarjet e Calciopoli, ndërsa në orët e kaluara dolën edhe motivet e vendimit që mund të sjellin një zhvillim definitiv pas 30 tentativave bosh të bardhezinjve për ti hequr titullin zikaltërve. Sipas Kolegjit, me president Franco Frattini, pretendeimet e Juventus “nuk mund të jenë më objekt i diskutimit nga asnjë pjesë e sistemit të drejtësisë sportive”.

Praktikisht Coni është si të thotë që shoqëria bardhezi, nëse do të vazhdojë betejën, duhet të spostohet në fusha të tjera, duke qenë se janë ezauruar të gjitha shkallët e drejtësisë sportive. Ashtu si raporton Corriere della Sera, Juventus kishte ankimuar me pretendimin se Gjykata e Apelit federal ka qenë e përbërë nga anëtarë të rrëzuar, pas aplikimit të kodit të ri të drejtësisës sportive, por Kolegji i garancisë ka aprovuar tezën e avokatëve të Figc Modugno e Viglioni për të cilët gjykatësit duhet të qendronin në funksion deri në zëvendësimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *