• |
ide | kryesore

Inter tratativë blitz me United: Ashley Young i thotë po zikaltërve

Sport



Inter manovron me shpejtësi drejt Ashley Young. Kapiteni i Manchester United mund të jetë lojtari i krahut që Antonio Conte po kërkon për të përforcuar organikën në merkaton e janarit: sipas Sky Sport, në fakt, është hapur një tratativë blitz për ta marrë menjëherë në Milano e lojtari i ka dhënë aprovimin, duke pranuar ofertën e një viti e gjysëm kontratë propozuar nga klubi zikaltër. Tani duhet gjetur akordi me Red Devils.

Mbrojtësi i majtë, 34 vjecar, shkon në skadencë kontrate në qershor e transferimi përfaqëson një rast të mirë për të dy skuadrat: Inter do të ketë lojtarin që po kërkon, duke parë vështirësitë për të marrë Marcos Alonso, Manchester nuk do ta humbte me parametër zero. Akordi mes palëve duket shumë pranë dhe orët e ardhshme do të jenë decisive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *