• |
ide | kryesore

“Kërkoje Mourinho në Google!” Klopp tallet me portugezin, tani pritet një përgjigje Speciale

Sport



Të shtunën pasdite do të luhet ndeshja e madhe në Premier, me Tottenham të Josè Mourinho që do të presë vizitën e një Liverpool të gatshëm për të vendosur duart mbi një titull tashmë ‘virtualisht’ në kasafortë muaj në avancë. Vetëm nëse ndodh ndonjë kataklizëm.

Jurgen Klopp, në konferencën për shtyp në prag të sfidës, i ka dhënë jetë një prej siparëve të tij klasikë: protagonisti, një gazetar që e pyeti për një përballje me Mourinho në vitet kur të dy ishin futbollistë.

Tekniku gjerman u pyet se kush nga të dy ishte më mirë me këpucët në këmbë.

“Ka ndonjë që e di se çfarë pozicioni luante Mourinho? Kush e di? Mendova se ai ishte një portier. Unë dua ta di tani, kërkoni në Google. Kemi kohë. Nuk ka kohë? Unë kam kohë!”.

Dhe ndaj Klopp nuk vonon përgjigjja që sqaron se Mourinho ishte një mesfushor duke përgënjestruar kështu tezën e trajnerit të Të Kuqve.

Megjithatë gjermani nuk ndalet dhe shton: “Por në një ndeshje bamirësie ai luajti në portë, kështu që …”.

Mou si futbollist ka veshur fanellat e Rio Ave dhe Benelenses, ndërsa Klopp luajti në Mainz fillimisht më i avancuar dhe më pas si një mbrojtës i djathtë. Dhe tani drejton pankinën e Liverpool.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *