• |
ide | kryesore

Manchester United futet mes Kumbullës e Inter: për shqiptarin nis ankandi

F1, Sport



Për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë Marash Kumbulla është duke u zhvilluar një ankand i vërtetë. Talenti shqiptar, këtë vit me Veronën, ka shpërthyer me gjithë potencialin e tij, duke u vënë në evidencë dhe duke tërhequr interesimin e klubeve të mëdha europiane. Edhe Manchester United është tashmë në gjurmët e talentit 19 vjecar, duke ndërhyrë kështu mes Inter e Kumbullës. Sipas Daily Star klubi anglez është gati të ofrojë 15 milionë euro për lojtarin kuqezi, mbi të cilin tani mund të hapet ankandi, duke qenë se nuk e kanë hequr nga lista as Juventus e Leipzig.

Në fakt, një problem për Inter, që po punon shumë në këtë merkato për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Conte, edhe në prespektivë, duke tentuar të bëjë goditje të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që bënte të ditur Sky Sport, zikaltrit kanë fituar një korsi preferenciale për mbrojtësin shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla. Klubi milanez ka parakaluar konkurencën për 19 vjecarin e Kombëtares kuqezi, duke i premtuar Hellas kalimin e menjëhershëm të mbrojtësit të krahut Dimarco.

Marash Kumbulla është një nga surprizat e këtij sezoni dhe shumë klube të rëndësishme i kanë vënë sytë tek lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë.
Operacioni i merkatos niset nga një vlerësim prej 20 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit, por bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm për të ardhmen, duke qenë se shqiptari është vetëm 19 vjec.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *