• |
ide | kryesore

Të gjithë të cmendur pas Ibrahimovic: Milan nis vrapin drejt Europa League

Sport



Më në fund një fitore. Një fitore në mënyrën e duhur, me një gol të Zlatan Ibrahimovic, si për ti treguar të gjithë skeptikëve, atë që kishte thënë me fjalë: mosha është thjesht një numër. Triumfon Milan në Cagliari me suedezin protagonist, me golin e 57 me fanellën kuqezi, që mbylli rezultatin 0-2, duke e kthyer skuadrën e Pioli tek suksesi.

Braziliani Leao, në fakt, shënoi golin e parë në minutën e 48′, me një të djathtë të devijuar, që e bëri më të thjeshtë rrugën për formacionin e Piolit. Në të 64 Ibrahimovic shënoi golin e tij të parë pas rikthimit e të dytin për kuqezinjtë, e ndoshta do të kishte qenë e jashtzakonshme që suedezi të gjente dygolëshin në ndeshjen e tij të parë si titullar: Ibrahimovic shënoi në fakt një supergol me kokë, por kënaqësinë ia mohoi pozicioni jashtë loje. Përfaqësimi i kuqezinjve ishte një hap përpara krahasuar me 0-0 në shtëpi ndaj Sampdoria, ndërsa Cagliari humbi ndeshjen e katërt radhazi në Serie A.

Mbreti Ibra u kthye e bashkë me të edhe Milan. Shënoi golin numër 57 në total për kuqezinjtë, duke ndihmuar Milan të rimarrë rrugën drejt objektivit Europa League. Objektiv që për Cagliari nisi të bëhet e komplikuar. E cuditshme se si një skuadër që në 17 ndeshje kishte shënuar 33 gola, nuk arrin të bëjë asnjë goditje në portë. Milan i Pioli, ndërkohë, luan si skuadër, kontrollon pjesën e parë dhe e fundos kundërshtarin në të dytin, duke dhënë shenjat e para që prisnin tifozët kuqezinj, që kanë nisur që tani të festojnë për kampionin e tyre të rikthyer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *