• |
ide | kryesore

Video/ Kosova dominon, Suedia fiton: Challandes humbet miqësoren e parë të 2020

F1, Sport, Video



Kosova ka humbur miqësoren e parë të 2020, duke dalë e mundur 1-0 përballë Suedisë në Katar, në një ndeshje në të cilën për gjatë gjithë ndeshjes formacioni i Challandes ka qenë skuadra më e mirë në fushë. Vendimtar goli i Simon Hedlund në minutën e 75, që i detyroi Dardanët ta nisin vitin jo në mënyrën e duhur.

Bernard Challandes ka ndryshuar shumë gjatë ndeshjes, për të provuar sa më shumë lojtarë në dispozicion e për të krijuar një ide të qartë përpara sfidave shumë të rëndësishme të Kosovës në play off të Nations League. E megjithatë, ajo cfarë i mungoi kosovarëve ishte prekja e rrjetës, edhe pse mundësitë ishin për të shënuar: në minutën e 27 Flamur Kastratin goditi me kokë, fare pranë portierit të Suedisë, që reagoi instiktivisht, ndërsa dy minuta më vonë Aliti dështoi për të shënuar vetë tre metra larg portës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe e dyta nisi me të njëjtin intensitet.
Arbër Hoxha përballë me portierin nuk arriti të shënonte, për shkak të devijimit nga një mbrojtës. Kosova në fakt dënohet nga ligji i pashkruar i futbollit, nëse nuk shënon do të pësosh. Në minutën e 75 një gabim në mbrojtjen Dardane e shfrytëzon Simon Hedlun, që kalon nordikët në avantazh.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës për 2020 dhe testi vendimtar përpara ndeshjes me Maqedoninë, në të cilën i takon Challandes të nxjerrë përfundimet, sepse tashmë nuk ka më kohë për eksperimentime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *