• |
ide | kryesore

Lautaro luajti rugby me Toloi, arbitrat i shpëtojnë dënimit: Rizzoli e quan “gabim njerëzor”

Sport



Skandali i mos ndërhyrjes së VAR gjatë ndeshjes Inter-Atalanta, në rastin e pengimit të dukshëm nga Lautaro ndaj Toloit, ka thirrur në cështje Nicola Rizzoli, që ka analizuar rastinnga pikëpamja arbitrale: “Në San Siro ka gabuar arbitri i VAR. Sigurisht në atë rast duhej përdorur teknologjia: nuk është kuptuar qëllimi djallëzor i një personi që rrëzohej mbi një tjetër”. Dizenjatori i arbitrave shpëton Rocchi nga ky episod që ka krijuar shumë polemika: “Nëse përjashtojmë atë situatë, në të cilën ka patur një gabim njerëzor, arbitri ka bërë një ndeshje të mirë. Kam lexuar e dëgjuar të flitet për mendjemadhësi të Rocchi që nuk shkoi të shihte VAR, por nuk është kështu: arbitri është i lumtur kur dikush e shpëton nga një gabim” ka thënë Rizzoli për Radio Anch’io Sport.

Për sa i përket Irratit, arbitrit të VAR, të shtunën në mbrëmje, Rizzoli qartëson se “nuk do të ndalohet (flitej për më shumë se një javë ndalim) në mënyrë ndëshkuese, por sigurisht arbitrat që zbresin në fushë duhet të jenë në formë. Duhet rigjetur qetësia e një arbitër në Serie A duhet të jetë gjithnjë në 100%”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *