• |
ide | kryesore

Meghan Markle “zhvishet” nga titujt mbretërorë, tashmë një amerikane e lirë

Paparazzi, Slider

Po pyesni veten se çfarë po bën Meghan Markle në Kanada ndërkohë që Princi Harry merret me pasojat e vendimit të tyre për të hequr dorë nga familja mbretërore?

Sipas “E!News” Dukesha është rikthyer në rezidencën që ajo dhe Harry qëndruan gjatë gjithë pushimeve të tyre të fundvitit dhe një burim zbulon se po shijon lirinë e saj mes gjithë dramës.


Sipas burimit: “Ajo më së shumti qëndron në shtëpi, por bën një xhiro në mes të ditës vetëm për të dalë nga shtëpia”.

Dukesha me sa duket ka eksploruar ishullin Vancouver vetë, duke drejtuar një “Range Rover”, me makinën e sigurisë që i vinte nga pas.

Siç shpjegon burimi, “Ajo ka shkuar për një xhiro nëpër qytet dhe për të marrë dikë në aeroport që dukej si nëna e saj”.

Ndërkohë, një burim tjetër tregon se Meghan ishte parë duke shkuar në një farmaci të dielën:

“Me fjalë të tjera, ajo po jeton një jetë plotësisht normale me djalin e ëmbël Archie larg dramës në Angli”.

Është e paqartë se kur Princi Harry do të kthehet në Kanada për t’u bashkuar me Meghan dhe Archie-n, por Mbretëresha ka konfirmuar se ajo i mbështet ata, duke thënë “Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se ata nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu