• |
ide | kryesore

Basha reagon për padinë e Ramës ndaj Haradinajt: Një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

Arkiva, Lajme, Të fundit

Edhe Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës, i cili paditi homologun e tij të Kosovës, Ramush Haradinaj për shpifje.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri demokrat e cilësoi një turp të pakapërdijshëm vendimin e Ramës për të kallëzuar Haradinajn.

Sipas Bashës, ky është një akt i ulët që turpëron të gjithë shqiptarët, ndërsa sipas tij Rama meriton refuzimin dhe revoltë legjitime.

Kreu i qeverisë shqiptare ka depozituar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një padi prej 30 faqesh për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e akuzon për shpifje për shkak të deklaratave të tij për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Rama kërkon kompensim dëmi dhe përgënjeshtrim nga Haradinaj.

REAGIMI I BASHËS
‪Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.‬

5 Comments

  1. Ja dhe lejfeni i salihu lulzimja e shikon perballjen ne gjygj si antikombetare,por vete me argiten dhe salihun e cuan ne hage si terrorist

  2. Basha nuk e ka problem, e ha Turpin me buk.Ky qelbesire mgj Argiten e cuan ne Hage ne 2004 kete Rramush.O Zot prandaj jemi shqiptaret.

  3. PASKENI MARR HAMULL JU KURVAT MAVI ??? O KURVA NE E SHAJME QE AI TE NDYSHOJE DHE JO TE MERRNI HAMULL JU PUTANAT E LINDURA QE JU QIFSHA ROPT E SHTEPISE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu