• |
ide | kryesore

“400 mijë euro kush kërkon Shkurtajn”: Gjici i hapur për shitjet e lojtarëve kryesorë

Sport



Kukësi është i fokusuar tek titulli kampion dimri, por kjo nuk i pengon drejtuesit e Bluve të mendojnë për merkaton, sidomos në dalje. Blutë kanë një organikë të të gjithë respektit, ndoshta edhe për këtë fakt nuk kanë dashur të prishin ekuilibrat duke ruajtur grupin të paprekur, me një janar pa asnjë afrim, por kjo nuk do të thotë se me kushtet e duhura, Kukësi do ti thotë jo shitjeve të pjesëve të cmuara të skuadrës.

Kështu, i kontaktuar në linjë telefonike nga RTSH Sport, presidenti Safet Gjici e ka bërë të qartë se me ofertën e duhur Vasil Shkurtaj mund të largohet nga skuadra. Numri 1 i klubit nuk ka ngurruar të përcaktojë edhe shumën nga e cila mund të nisin negociatat për transferimin e sulmuesit: “Me 400 mijë euro mund të bisedojmë kalimin e Shkurtaj në një skuadër tjetër”. Gjici ka saktësuar se vërtetë skuadra e tij kërkon titullin, por plusvalencat janë të nevojshme dhe është i hapur të negociojë më klubet që janë të interesuar.

Kjo në fakt vlen për të gjithë pjesët e cmuara të skuadrës kuksiane, sepse përvec qendërsulmuesit vlonjat e duke përjashtuar Abazajn e Gavazajn që janë të huazuar, lojtarë si Ethemi, Rroca apo Limaj kanë spikatur në këtë sezon me Kukësin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *