• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Çifti në Tiranë u plagos nga grabitësit që kishin hyrë në shtëpi

Lajme, Të fundit



Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40 në një banesë në rrugën “Njazi Meka”. Sipas policisë 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.



2 Comments

  1. Kishte shume te drejte Sali Berisha kur pat thene ne Parlament qe te behet ligji per mbajtjen e

    armeve, se keshtu nuk mund te vazhdohet, Shteti as nuk te mbron as nuk te lejon te mbash arme

    Ashtu si ne SHBA, njerzit duhet te lejohen te mbajne arme ne shtepi. Me cfare tu dalesh para

    banditeve apo me luge e pirunj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *