• |
ide | kryesore

Masat e arrestit për anëtarët e bandës së drogës, gjykata lë në burg edhe vëllain e shefit të policisë në Dibër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për të 7 te arrestuarit e operacionit “Tranzit” mes tyre Pajtim Aga, vëllai i ish shefit të Qarkullimit Dibër, Robert Aga. Ky i fundit ka dalë në përgjimet e Bild ku ndër të tjera i thoshte Tahirit “Jam ushtari yt”.

Pajtim Aga, Edmond Rajta, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon (Paulin) Dodaj, Marsida Piperi, Arjet Halilaj u kapën të premten e javës së kaluar si pjesë e një bande narkotrafiku ku u sekuestruan 32 kg drogë e llojit “çokollatë”.

Policia ra në gjurmët e grupit kriminal pasi prokuroria e Dibrës kishte nën përgjim Pajtim Agen, i cili dyshohej për një veper tjeter penale. I vetmi që pranoi se droga i përkiste atij ishte Shkelzen Mazari. Dyshimet janë se Aga dhe Rajta çuan drogën në shtepine e Mazarit.

Nipi i këtij te fundit Devis Mija mori makinën dhe doli nga oborri i banesës, ndërsa policia e arrestoi 200 metra me tej. Sasia tjetër e droges u kap ne Gjirokastër.

Masa e sigurisë arrest me burg për:

Edmond Rajta
Pajtim Aga
Shkëlzen Mazari
Devis Mija
Fatjon (Paulin) Dodaj
Marsida Piperi
Arjet Halilaj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *