• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë goli i anullohet Luftëtarit: arbitri Bastari i jep një pikë Kukësit

F1, Sport, Video



Futbolli është një lojë me rregulla dhe jo me investime. E kjo vlen edhe kur përballë janë kryesuesit e kampionatit me vendin e parafundit me vetëm të rinj në skuadër. Luftëtari duhet të kishte dalë me fitore nga sfida me Kukësin, ose të paktën meritonte që në minutën e 35 të kishte kaluar në avantazh, por arbitri Bastari anulloi një gol në dukje të rregullt, për faull në sulm, që as vetë lojtarët e Kukësit nuk e panë. “Nuk e kam idenë pse u anulua. Nuk ka asnjë faull asnjë gjë – shpjegoi Çoçlli -. Është vendimi i arbitrit. Nuk e di si e ka marrë këtë vendin kaq abstrakt. Arbitrat janë me misionin që të gjykojnë ndeshjen me përpikëmëri. Nuk e di i kujt është faji, nuk merrem me gjyqtarët”.

Krosimi nga e djathta mbërriti tek Oshafi, pasi nuk u prek nga asnjë prej lojtarëve që kërcyen në zonë. Sulmuesi shënoi, por Bastari gjeti një faull në sulm, duke anulluar golin. Ky është edhe shpjegimi i vetëm në pritje të relacionit të arbitrit, sepse pozicioni jashtë loje duhet përjashtuar, pas përsëritjeve të pamjeve filmike. Ky ishte edhe episodi ky i një ndeshje me ritëm e shumë raste, që në fund rezultoi pa fitues.

Impresionuese skuadra e Cocllit që bën debutimin në kampionat mes një mijë vështirësish. Në vendin e parafundit me 12 pikë tashmë, pas këtij barazimi, tekniku ka ditur ti japë formë një skuadre të mbushur me lojtarë të rinj, e që nuk ndërhyn dot në merkato për shkak të dënimit të ardhur nga FIFA. E megjithtë, kundër tyre Kukësi (32) rrezikon të ketë humbur vendin e parë, gjë që do të ndodhë, nëse Bylis (30) fiton në ndeshjen e tij me Tiranën në Selman Stërmasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *