• |
ide | kryesore

Mbretëresha Elizabeth, probleme shëndetsore

Paparazzi, Slider



Rrallëherë ka ndodhur që mbretëresha Elizabeth të anulojë planet e saj, mirëpo duket se kësaj here gjërat kanë qenë serioze.

Madhëria e Saj anuloi vizitën vjetore në Institutin e grave në Norkfolk dhe kjo sepse nuk ndihej mirë. Mbretëresha takohet me gratë e institutit për të bashkëbiseduar e për të dëgjuar historitë e tyre, teksa konsumojnë çaj dhe ëmbëlsira. Ajo e bëri anulimin 30 minuta para se të nisej për në fshatin West Newton. Sipas “MailOnline”, Mbretëresha ka kaluar një ftohje mirëpo nuk ka vend për alarm për shëndetin e saj, pavarësisht se së fundmi kanë qarkulluar lajme se gjendja shëndetësore e Mbretëreshës nuk është aspak e mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *