• |
ide | kryesore

Michelle Carter , e lirë pas vrasjes të së dashurit

Paparazzi, Slider



Michelle Carter, e dënuar për vrasje të pavullnetshme sepse bindi të dashurin të vriste veten, u la e lirë këtë të enjte, disa muaj para afatit të përfundimit të dënimit për shkak të sjelljes së mirë.

Carter, sot 23 vjeç, nisi të vuante dënimin prej 15 muajsh në shkurt, por për shkak të sjelljes së mirë, u la e lirë. “Ajo ka marrë pjesë në një seri programesh, ka punuar në burg, ka qenë e sjellshme me stafin dhe të burgosurat e tjera si edhe nuk është përfshirë në çështje që bien ndesh me disiplinën,” u shprehën zyrtarët sipas CNN.

Michelle dhe Conrad – dy adoleshentë që jetonin disa orë larg njëri-tjetrit në dy qytete të Massachusetts – u takuan në vitin 2012 teksa vizitonin familjet e tyre në Florida. Pavarësisht se lidhja filloi në distancë, ia dolën që të qëndronin bashkë për dy vite. Në korrik të 2014-s, Conrad u gjet i pajetë në Fairhaven, qytet në Massachusetts, pasi helmoi veten me monoksid karboni. Ishte vetëm 18 vjeç. Më pas, policia zbuloi tekste tronditëse të Michelle, e cila i kërkonte të vriste veten. Në mesazhe, Michelle përshkruante mënyra të ndryshme si ai mund ta kryente vetëvrasjen.

Avokatët e Michelle provuan se vajza kishte një karakter të trazuar dhe vuante nga probleme të theksuara të shëndetit mendor. Provat e mëvonshme vërtetuan se Conrad u vetëvra nga veprimet e tij fizike dhe mendore.

Gjyqi i saj ishte një nga më të diskutuarit në vitin 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *