• |
ide | kryesore

“Nëse nuk bën atë që thotë, nuk luan”: Lukaku rrëfen ‘rregullat’ e Conte

Sport



“Conte na inkurajon të bëjmë më shumë, me të nuk dorëzohemi kurrë”. Kuptimi i sezonit të Inter e Romelu Lukaku është i gjithi në këtë frazë, të theksuar nga vetë sulmuesi belg në një intervistë të dhënë për mediat angleze në të cilën ka shpjeguar përse zgjodhi të largohej nga United, e ta zbarkojë në Serie A: “Kisha nevojë të gjeja veten. Viti i kaluar ishte i vështirë për mua nga pikëpamja profesionale, sepse gjërat nuk shkonin si do të doja: duhet të gjeja brenda meje atë që më mungonte e arrita në konkluzionin se ishte koha të ndryshoja ambjent. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”.

Tek Inter, deri tani, Lukaku ka shkuar përtej pritshmërive. Lider në fushë e në dhomat e zhveshjes, finalizator e njeri skuadër, qendërsulmuesi perfekt për idenë e futbollit të Conte: “Lojtarët në dhomat e zhveshjes janë të përqendruar tek puna që duhet të bëjmë, sepse tekniku na rri mbi kokë gjithë ditën. Është dicka e mirë sepse kujtoj seancat e para stërvitore, një punë fizike me të cilën nuk isha mësuar” vazhdoi Lukaku për SkySportUK. “Por Conte është gjithnjë aty, i inkurajon lojtarët të punojnë. Kur shihja përreth, askush nuk qahej, të gjithë ia dilnin. Është dicka e vecantë sepse ndonjëherë trajnerët rrinë mënjanë dhe bëjnë batutra se ndoshta ti nuk ia del. Ai do që ti të bësh më shumë, por të inkurajon ta bësh. Duket e vështirë por asnjë lojtar nuk dorëzohet, sepse të jep energjinë për të vazhduar”.

“Pastaj Conte nuk është nga ata që duhet ta zhgënjesh, ta thotë hapur, ta thotë në fytyrë nëse bën mirë apo po gabon. Më kujtohet një ndeshje në Champions League kundër Slavia Praga, në të cilën luajta keq, isha copë atë ditë. E ai më kritikoi para gjithë skuadrës. Nuk më kishte ndodhur kurrë bë karrierë. Më tha se do të më zëvendësonte pas 5 minutash nëse do të vazhdoja ashtu. Forcoi besimin tim dhe më zgjoi në të njëjtën kohë. E bën me të gjithë, nuk ka rëndësi kush je. Janë të gjithë njësoj: punojmë fort, stërvitemi e luajmë. Nëse nuk bën atë që thotë, nuk luan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *