• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni luftimet e ultrasve në Valencia e Barcelonë: takimet për sherrin ishin lënë më herët

Sport, Video



Duke parë se në pjesën më të madhe të stadiumeve spanjollë nuk mund të futen, ultràsit në Liga lënë takim jashtë tyre. E aty kërkojnë të rrihen, larg policisë, larg futbollit, por mes njerëzve, shtëpive, makinave e bareve. Të shtunën janë shënuar dy episode dhune, një në Valencia e tjetra në Barcelonë. I pari më pak i rëndë, ndërsa në të dytin ka mbetur një i plagosur rëndë me armë të ftohtë.

NË MESTALLA — Të përfshirë përpara Mestalla, tre orë para ndeshjes, Yomus e Boixos Nois, grupe ultrà që Valencia e Barcellona i kanë përjashtuar prej kohësh nga stadiumet e tyre. Dinamika është ajo e përhershme: hedhje objektesh, përfshirë karrige e tavolina bari që janë befasuar, ashtu si policia, ndonjë luftim trup më trup, e arrati e përgjithshme. Nuk janë sinjalizuar të plagosur, por një arrestim e 60 persona të identifikuar.

NË CORNELLÀ — Në Barcelonë janë përplasur ultràsit e Espanyol e ata të Athletic. E njëjta dinamikë, vetëm se komplikimi ka ardhur ngaqë janë rrahut në rrugët e Cornellà, në periferi të Barcelonës, me qytetarët që kanë filmuar spektaklin barbar nga dritaret e shtëpive, përpara se të ankohen për dhunën që shpërthen sa herë përplasen skuadra ultrasit e të cilave nuk e durojnë njëri tjetrin. Takimi për betejën e Cornellà ishte fiksuar në 7.30 të mëngjesit, me bilancin e një të plagosuri, tifoz i Athletic, e 5 të arrestuar. Është e qartë se futbolli në këtë rast është vetëm një justifikim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *