• |
ide | kryesore

Kukësi, në Kupë me sulmuesin që ka luajtur vetëm 34 minuta në 21 ndeshje

Sport



‘Turn over’ për Kukësin, i lehtë, por gjithësesi prezent në idetë e teknikut Shpëtim Duro. Blutë kanë ruajtur kreun, duke treguar forcën në kampionat, pas suksesit të fundit me Partizanin, por tani tekniku Shpëtim Duro duhet të kujdeset për gjendjen fizike të lojtarëve, duke shmangur sa më tepër dëmtimet, që janë në fakt në plan të parë me gjysmën e dytë të sezonit që ka nisur me një kalendar të ngjeshur me katër ndeshje në 12 ditë.

E në këtë pikë, në 1/8 e finales së Kupës së Shqipërisë, që do ti vendosin Blutë në transfertë përballë Lushnjes, hapësirë alternativave, por pa e ekzagjeruar, duke qenë se ky turne është një objektiv i rëndësishëm. Kështu, në fushë do të zbresin një pjesë e mirë e atyre lojtarëve që kanë më pak minuta në këmbë, duke filluar nga Krasniqi. Lojtari është pothuaj e sigurtë se do ta nis nga minuta e parë ashtu si edhe Ethemi, një nga lojtarët që në pjesën e parë të sezonit impresionoi, përpara se dëmtimi i pësuar ti ulte ritmin.

Fakti që kundër Partizanit mesfushori nuk luajti 90 minuta të plota e bën të disponueshëm për të marrë përsipër skuadrën në Kupë. Duro kërkon ekuilibër në formacion, për të mbajtur edhe skuadrën në tonus, por është i tentuar ti japë pushim Vasil Shkurtajt, të paktën në start, duke i krijuar hapësirë Markovanbasten Cemës, që nuk shfaqet në fushë që nga Superkupa e humbur me Partizanin në fillim të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *