• |
ide | kryesore

Video/ Besëlidhja turpëron Partizanin: Plori flak praktikisht jashtë Kupës Sormanin

F1, Sport, Video



Përfundon si katër vjet më parë, madje me rezultat më të rëndë, sepse nga sfida e parë e 1/8 të finaleve në Kupën e Shqipërisë, Partizani është shkatërruar 3-0 përballë Besëlidhjes. Të kuqtë praktikisht nuk ishin fare në fushë dhe u dominuan në pjesën e parë me golat e Bushit në minutën e 13′, Jovanoviç në të 26′ dhe Fetaj në të 44′, duke mos lënë pothuaj asnjë shans ringjallje në të dytën.

Një situatë që nuk ishte menduar edhe në makthet më të këqinj të Sormanit, që edhe pse i’u rikthyen Boldor e Melo pas pezullimit e i dha debutimin me fanellën e kuqe Tedi Carës, sulmuesit të sapoardhur nga Besa, nuk mundi ti japë stabilitet skuadrës. Përpjekjet për të kthyer 3-0 e pjesës së parë ishin më shumë inatcore, për tupërimin që po i bëhej nga një skuadër e Kategorisë së Parë, se ide të një skuadre që pretendon titullin.

Besëlidhja e Elvis Plorit dominoi fushën, duke nxjerrë pothuaj nga gara Partizanin në një nga objektivat e rëndësishëm, për të mos thënë më i rëndësishmi për kryeqytetasit, duke parë 7 pikët e diferencës me Kukësin në kampionat. Tani kryeqytetasit kanë nevojë për të paktën tre gola për të cuar ndeshjen në shtesë. E pra, kjo ndeshje e Kupës ishte menduar si pedanë për Partizanin e Sormanit, që të mund ti jepte ndryshimin e kursit pas një 2020 të nisur keq.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *