• |
ide | kryesore

Zbulohet lidhja e re e Rihannës pas ndarjes nga miliarderi

Paparazzi, Slider



Ndarja e Rihanna-s nga i dashuri miliarder Hassan Jamel pas 3 vitesh lidhjeje së bashku, ishte lajmi më i bujshëm i javës së kaluar!

Ajo nuk e ka komentuar publikisht ndarjen dhe arsyet e përfolura online, por mediat shkruanin se, këngëtarja 31-vjeçare dhe biznesmeni saudit nuk ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin pasi bënin jetë të ndara dhe të ndryshme.

Gjithashtu u përfol se familja e Hassan donte që Rihanna të ishte më e “mbledhur” me veprimet dhe daljet e saj publike.

Por sipas raportit të fundit, Rihanna mund të ketë nisur një lidhje të re me reperin ASAP Rocky. Një burim tregoi për “The Sun” se ata janë në fillimet e lidhjes së tyre.

“Ata ndanë bashkë një suitë hoteli gjatë udhëtimit në Nju Jork”, tha një i brendshëm për vizitën e tyre të fundit në NYC.

“Sidoqoftë, Rihanna nuk ka dëshirë t’i vendosë një emër kësaj lidhjeje pasi është shumë shpejt”.

“Ata e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit por janë ende në fillimet e tyre”, vijon burimi.

Aktualisht asnjë nga palët nuk ka bërë asgjë për të konfirmuar thashethemet, por ata u fotografuan bashkë në Javën e Modës në dhjetor dhe menjëherë nxitën dyshime.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna dhe ish-i i Kendall Jenner ASAP Rocky janë lidhur, pasi dyshja u përfol për një romancë në vitin 2013.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *