• |
ide | kryesore

Debutoi me Inter, përshëndeti tifozët e Tottenham: “Ju uroj më të mirën”

Sport



Ditën pasi u bë zyrtarisht një futbollist i Inter, me një postim në Instagram Christian Eriksen ka dashur të përshëndesë tifozët e Tottenham. “Të dashur tifozë të Tottenham, nuk di nga ta filloj! – lexohet në postim – Kam kaq shumë kujtime të jashtëzakonshëm në 6 vite e gjysëm. Jam zbavitur dhe stërvitur cdo ditë e kam luajtur kaq shumë ndeshje, por ndonjëherë kërkon të provosh dicka të re! Ju uroj më të mirën”.

Ka nisur në fakt dje zyrtarisht avënturën me Inter, por mesfushori danez nuk ka harruar (si është e drejtë të jetë) tifozët e tij të vjetër që e kanë mbështetur për shumë vite. ” Të dashur tifozë të Tottenham, nuk di nga ta filloj! Nuk pata kohën ti them të gjithëve lamtumirë, pavarësisht se luajta shumë ndeshje në të cilën të gjithë thoshin se do të largohesha ditën tjetër. Kam kaq shumë kujtime të jashtëzakonshëm në 6 vite e gjysëm me Spurs. Jam zbavitur dhe stërvitur cdo ditë e kam luajtur kaq shumë ndeshje në stadium, por ndonjëherë kërkon të provosh dicka të re! Kështu, tifozë të Spurs ishte një kënaqësi të luaja në klubin tuaj e shpresojmë të takohemi në të ardhmen përsëri! Ju uroj më të mirën. Christian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *