• |
ide | kryesore

Detajet e fundit/ Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë

Lajme



(E përditësuar) /Vetëm dy ditë para skadimit të afatit dy javor për të pasur një koalicion, duket se është hapur rruga për marrëveshje mes LVV dhe LDK.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, LDK dhe LVV janë duke diskutuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.

Kreu i LDK Isa Mustafa dhe lideri i VV Albin Kurti, duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e “Koalicionit të Shpresës”.

Nga burime të brendshme, nënkryetari i Vetëvendosjes Galauk Konjufca (djathtas), nga kreu i Parlamenti do të shkojë në Qeveri (ndoshta minister i jashtem) dhe vendin e tij ne kuvend do e marrë Vjosa Osmani (majtas poshte), sipas asaj qe njofton Gazeta Express.

Marrëveshja VV-LDK/ Konjufca i dorëzon Kuvendin Osmanit, vet shef i Diplomacisë Kosovare

Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe një nga figuarat qe kisht rrezerva, si Lutfi Hazirii, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.

Për sa i përket pozitës së Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë. Poropzimi i fundit nga LDK ishte se mund ta ktheje postin e kryeparlamentarit nëse mbas nje viti merr ate te kreut te shtetit.

Në qeverinë e re do të jenë gjashtë ministra nga radhët e VV (lexo poshte me ndryshimin e vetem qe Blerim Reka mund te zevendesohet nga Glauk Konufva) , gjashtë ministra nga LDK, ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend.

Profilet/ Cilat janë fytyrat e reja të një qeverie të Albin Kurtit

Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Arritjen e marrëveshjes e ka përshëndetur, pa harruar ti fusi edhe një kunj edhe kryeministri në detyrë Ramush Haredinaj: “Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme. Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”, shkruajti Haradinaj.



8 Comments

  1. Uluni formoni qeverine e re sa me pare. Nuk e ka luksin kosova per kaprico te tilla politikanesh.
    Mos u beni me keq se politikanet e shqiperise

    1. Keshtu ishte loja more. E mbani mend qe Grenwell vuri nje afat deri ne mars qe te arrieht Marreveshja? E mbani mend Kurtin qe tha, ne nej kohe kaq te shkurter eshte e pamundur te arrihej nej marreveshje. Mos valle shfrytezimi i te gjithe afateve kushtetuese deri en ditet e fundit, do te thoteblerje kohe per ta shmangur nje marreveshje te keqe, pa u vene ne konflkt me ameriaknet? Une mendoj se po

  2. Zgjedhjet i bëtë model për t’u pasur zili edhe nga shtete me demokraci të konsoliduar, por kjo zgjatje për t’u marrë vesh, nuk ju falet, sidomos LDK-së. Shqipëria nuk bën zgjedhje fare , vetëm një farë biçim votimi, sepse tek ne drejton MAFIA me në krye Kryemafiozin. Ne u bëmë gati të thërrasim: “E duam Shqipërinë si Kosova!” Kjo na erdhi në mendje pasi si Evropa nuk mund te bëheshim dhe sajuam Minishengenin serb të pasuesit Millosheviç.

  3. Kurti mori nje deputet me shume se LDK dhe donte te merte edhe kreun e kuvendit duke injoruar LDK pra u tregua i PA bese ashtu si Jane partit e ekstremit te majte . Qofsha i gabuar Kurti me duket tip mashtruesi , ka per te hequr taksen me Serbin , MOS kurr do te bjeri ne rrjetin e Rames che e mori lumi Kosoven

  4. Kater muaj vetem pazare te pista ne kurriz te kosovareve,kohe e humbur vetem per kapricot e nje islamiku te piset dhe ja mbas kater muajsh ben ate qe u kerkua qe ne fillim nga isa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *