• |
ide | kryesore

Video/ Sassuolo është spektakolare: poker Romës, që rrezikon Champions

Sport, Video



Një Sassuolo yjore mposht me meritë Romën me rezultatin 4-2, duke e detyruar skuadrën e Fonseca të pësojë një tjetër humbje që nuk e ndihmon aspak në rrugëtimin drejt Champions. Një ndeshje spektakolare në Reggio Emilia, që në fund i jep të drejtë pjesës së parë superlative të vendasve, vendimtare për marrjen e tre pikëve.

Pjesa e parë e emilianëve është një himn i futbollit: klasi i Locatelli e Djuricic, nuhatja e golit të Caputo e galopimet e Boga e Berardi prodhojnë një futboll fantastik. Qendërsulmuesi, ish-Empoli shënoi dygolësh, pastaj Berardi shërbeu trisin për Djuricic. Me rifillimin e lojës verdhekuqtë provuan të kthehen në lojë: Dzeko dha sinjalin e zakonshëm me golin e parë, por kartoni i kuq për Pellegrini i komplikoi edhe më keq gjërat. Një cmenduri e Boga, që preku topin me dorë i dha mundësinë Veretout të shënojë me penallti golin e 3-2, por menjëherë më pas lojtari nga Bregu i Fildishtë shënoi një 4-2 për kornizë, duke mbyllur llogarinë.

Romës nuk i mjaftoi përgjigja e krenarisë në pjesën e dytë: shumë negativ përfaqësimi në 45 minutat e para, në të cilën skuadra u shfaq e flashkët e shpërqendruar, shumë larg asaj që u pa në derbi. Tani Atalanta ka rastin ta kalojë në renditje në vendin e katërt, dy javë përpara përplasjes direkte në Bergamo, që do të thotë shumë për ambicjet e një skuadre kohët e fundit pa vazhdimësi e viktimë e blackouteve të pashpjegueshëm.

ITALY – SERIE A

Bologna 2 – 1 Brescia
Cagliari 2 – 2 Parma
Sassuolo 4 – 2 Roma




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *