• |
ide | kryesore

Hileja e Albin Kurtit/ Një tjetër “provokim” para dialogut me Sebinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Albin Kurti nuk do të shkojë i dorëzuar dhe me duart lart drejt dialogut.me Serbinë. Ndërkohë që pas presionit të fortë ndërkombëtar ai duket se mund të heqë dorë nga taksa nbi produktet serbe, ai po përpiqet të ngrerë bariera të reja që mund të provokonin Beogradin. Ai ka bërë të ditur sot në parlament se gjatë kohës sa do ta drejtojë qeverinë, do të miratohet Ligji për krime të luftës, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

Kurti ka deklaruar se do të përgatitet padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë. Këtë mesazh që e kanë përsëritur edhe qeveritë tjera dhe veçmas edhe Presidenti Thaçi, Kurti e ka dërguar pak para fillimit të dialogut me Serbinë të cilën me gjasë do ta drejtojë ai.

“Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës, ne do të mundësojmë dënimin e krimeve të luftës, ashtu që do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe të agresionit. Do të themelohet instituti për krime të luftës i cili mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës, nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”, ka deklaruar ai. Pas kësaj zor se ndonjë lider serb do pranojë të ulet në tryezën e dialogut.

©Lapsi.Al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *