• |
ide | kryesore

Liverpool dëshiron Sancho, por çmimi i Dortmund e bllokon

Sport



Dominues i Premier League, me një ecuri impresionuese ku rivalë nuk gjen askënd më afër se 22 pikë diferencë, Liverpool kërkon të qendrojë gjatë në këto pozita. Mënyra më e mirë është të gjenden lojtarët e duhur, për të përmirësuar një grup, që është kompetitiv dhe kualitativ tashmë.

Reds mbajnë nën vëzhgim merkaton për tu përforcuar në prag të sezonit të ardhshëm. Sipas asaj që bën të ditur ‘Daily Express’ emri në majën e listës së dëshirave të Jurgen Klopp është ai i Jadon Sancho, por që Borussia Dortmund nuk e shet lirë: për të lënë të largohet sulmuesi i krahut 20 vjecar nevojiten 130 milionë euro. Shifër që mund ti dekurajojë Reds, pavarësisht se në sesionet e fundit të merkatos Liverpool ka bërë pak operacione.

Klopp e ka të qartë se për të qenë më i miri duhet të marrë më të mirët, por nëse ka synimet e qarta për të ardhmen, duhet të bëjë kujdes në aspektin e daljeve. Van Dijk, qendërmbrojtësi hollandez, që vazhdon të spikasë me Liverpool është në fokusin e Juventus, që po mendon ti futet një operacioni që mund të arrijë shifra të cmendura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *