• |
ide | kryesore

Rama dhe Basha flasin në “Wall Street Journal”: Pse Shqipërisë i duhet hapja e negociatave

Lajme, Të fundit



Prestigjiozja amerikanë Wall Street Journal i ka kushtuar një shkrim të gjatë çështjes të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duke u ndalur në imtësi te ajo që po ndodh në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri.

Në shkrimin e me titull “Mosbesimi i BE-së shqetëson Ballkanin Perëndimor që kërkon një të ardhme të sigurt” thotë se shtyrja e hapjes së shumëpritur të negociatave e ka lënë Tiranën dhe Shkupin në harresë.
Në shkrimin e gjatë flet edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që thotë se pse është e rëndësishme hapja e negociatave.

“Në Shqipëri kreu i opozitës që ka kritikuar ashpër qeverinë për lidhje me korrupsionin dhe mosrespektimin e normave demokratike tha se këto probleme e bëjnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE edhe më urgjente.

“Argumenti ynë është se ky nuk është fundi, por fillimi i një udhëtimi të gjatë,” tha ai. “Ky vend ka vuajtur shumë kur u harrua dhe izolua. Ndarja nuk funksionon, jo për Shqipërinë dhe jo për Ballkanin Perëndimor” – citon Bashën, WSJ.

Gazeta citon më pas edhe kryeministrin Edi Rama që gjithashtu kërkon Rama që gjithashtu kërkon çeljen e negociatave me BE.

“Ne jemi pjesë e së njëjtit trup. Nuk e di se sa e mundshme është të jetosh me veshkën në xhep. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për sigurinë e tij” – thotë Rama për WSJ. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *