• |
ide | kryesore

FOTO/ Avioni del nga pista e Stambollit, ndahet në 3 pjesë

Lajme, Të fundit



Një i vdekur dhe 157 të plagosur është bilanci paraprak i një aksidenti ajror që tronditi Turqinë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Një avion me 177 persona në bord doli nga pista teksa po ulej në pistën e aeroportit të Stambollit.

Bëhet fjalë për një “Boeing 737” i cili u nda në 3 pjesë. Ai ishte nisur nga Smirne dhe i përket kompanisë “Pegasus Airlines”. Sipas medieve turke avioni nuk mundi dot të frenojë dhe pas daljes nga pista u përplas me një mur. Për momentin është i paqartë shkaku i aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *