• |
ide | kryesore

Del VIDEO e rrëzimit të avionit të miliarderit rumun në Milano

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Corriere Della Sera” ka publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur të shtunën e 3 Tetorit në Milano të Italisë, ku u shuan 8 persona. Momenti është filmuar nga kamera e një automjeti.

Në to shihet momenti kur avioni Pilatus PC 12 bie pikiatë mbi një ndërtesë. Vetëm pak çaste pas përplasjes, shihen flakë e tym. Avioni i vogël drejtohej nga Dan Petrescu, miliarderi rumun 68 vjeç.

Në bord ndodhej edhe bashkëshortja e tij, si dhe djali 30-vjeçar. Bashkë me ta humbën jetën edhe një mik i djalit të çiftit Petrescu, si dhe një sipërmarrës italian së bashku me familjen e tij, mes të cilëve edhe djali 2 vjeç. Avioni sapo ishte ngritur nga Linate dhe kishte si destinacion Sardenjën.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *