• |
ide | kryesore

Scholl sulmon egër Kimmich: “Është Greta e futbollit gjerman”

Sport



Shpesh akuzohen lojtarët për mungesë interesi ndaj asaj që ndodh në botë. Yjet e topit shihen si djem, që, në krahasim me bashkëkombasit e tyre, jetojnë në një botë të artë e të izoluar, larg problemeve reale. Ka edhe nga ata që mohojnë me forcë këtë ide, duke u shqetësuar për ata që nuk kanë asgjë, e duke u përpjekur të bëjnë më të mirë jetën e të tjerëve. Mes tyre është pasdikutim Joshua Kimmich. Mbrojtësi i Bayern Mynih është nga ata, që duke përdorur famën, kërkon të vendosë në vëmendje problemet jashtë futbollit. Por dikujt kjo sjellje nuk i pëlqen.

Mehmet Scholl, ikona e klubit bavarez, ka dhënë një intervistë për Bayerischer Rundfunk, duke shpjeguar se mbrojtësi, sipas tij, shqetësohet shumë, për cështje që kanë të bëjnë pak me futbollin. Ish-numri 7 i Bayern bën edhe një krahasim të vecantë, që nuk është fare kompliment për Kimmich. “Është Greta Thunberg i futbollit gjerman, ka gjithnjë dicka për të treguar. Për një që në moshën 24 vjecare mendon gjithnjë të shkojë aty ku ka vuajtje, e shoh të vështirë”. Scholl kritikon lojtarin për faktin se shumë interes për argumente, edhe të rëndësishme qofshin, e largojnë atë nga bota e tij, ku përqendrimi është faktor kyc.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *