• |
ide | kryesore

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich: Kimmich e e asistenti i Tuchel gati rrihen, ndërhyn Neuer

Sport
Kimmich



Atmosferë shumë e tensionuar te Bayern Munich. Humbja ndaj Bochum, e treta radhazi pas atyre ndaj Leverkusen dhe Lazio, i dha fund realisht ëndrrave për titull të bavarezëve. Bayern tashmë e sheh veten në -8 pas Bayer kryesues, duket se do të heqë dorë nga froni pas 9 vitesh mbretërim të padiskutueshëm. Në fund të ndeshjes, siç raporton Bild, nervat kanë qenë të tendosura dhe në dhomat e zhveshjes plasi një sherri i ashpër mes Joshua Kimmich dhe Zsolt Low, zëvendësit të Thomas Tuchel. Për të shmangur kontaktin fizik mes të dyve, ka ndërhyrë për t’i ndarë kapiteni Manuel Neuer.

Ndërsa drejtuesit konfirmuan besimin e tyre te Tuchel pas humbjes ndaj Bochum (“A do të jetë në pankinë javën e ardhshme? Sigurisht” ishin fjalët e CEO-s Dreesen), raporti mes trajnerit dhe disa senatorëve tashmë është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme. Siç është zbuluar nga Lothar Matthaus, tashmë komentator i Sky Deutschland, disa lojtarë janë në mosmarrëveshje të plotë me stafin teknik. Sipas asaj që mësohet, kontradiktat janë mbi të gjithë me Kimmich, Muller, Goretzka e De Ligt.

Lexo më tejVideo/ Penalltia e Immobile trondit një Bayern Munich me 10 lojtarë: hap drejt çerekfinaleve edhe për PSG

Përçarja brenda Bayern Munich është një lajm i mirë në fakt për Lazion, në funksion të ndeshjes së kthimit të 1/8 të Champions League të planifikuar për më 5 mars. Bardhekaltrit, që vijnë nga humbja në shtëpi ndaj Bolonjës, thirren të mbrojnë në Bavari fitoren 1-0 të arritur në Olimpico. Do të duhet një mision i pamundur, por rruga mund të jetë më pak e përpjetë sesa pritej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *