• |
ide | kryesore

Greqi/ Shqiptari me 35 kg drogë përplas 3 makina policie, arrestohet pas disa minutash ndjekje

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia greke përplaset me një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar. Pas informacioneve për lëvizje të shpeshta të një shtetasi shqiptar, 48 vjeç, u vendos ndjekja e tij pas lëvizjes së fundit nga kufiri gjelbër në brendësi të tokës greke.

Në rrugën Egnatia, në vendin e quajtur Imathia, policia ka tentuar të bllokojë lëvizjen e mjetit, që ishte marrë me qira nga 48-vjeçari shqiptar.

Ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur 3 mjete të policisë greke dhe 1 mjet civil. Pas ndjekjes u arrestua ndërkohë që brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 35 kg marijuanë. Droga kishte destinacion Selanikun dhe Halkidikin.

1 Comment

  1. Ca jan me kto monstra. Ai tjetri mire qe shkon me vjedh por perdhunon gocen ne sy te nones. Kaq barbarizem hajd e te na doje njeri ne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu