• |
ide | kryesore

Kontradikta tek Milan: përplasje drejtuesish për zgjedhjen e Allegri e Rangnick

Sport



Milan kërkon të vendosë për të ardhmen. Pioli luan ato pak mundësi për konfirmim duke fituar Kupën e Italisë ose një vend në Champions, por në shoqëri ka nisur një përplasje për atë që do të jetë trajneri i ri kuqezi. Pjesa sportive, Maldini e Boban, duan rikthimin e Allegri. Administratori i Deleguar Gazidis synon Rangnick.

Rruga për konfirmimin e Pioli kalon nga dy objektivë të vështirë për tu arritur, Kupa e Italisë ose kualifikimi në Champions League. Ja përse në verë projektiohet një tjetër ndryshim teknik në udhëheqjen e Milan e në shoqëri vizionet në lidhje më këtë cështje janë krejt të kundërta. Një përplasje idesh mes anës sportive të klubit, përfaqësuar nga Maldini e Boban, e asaj administrative, me administratorin e deleguar Gazidis.

Kështu linja e drejtuesve është ndarë në dy apo më shumë pjesë, edhe mbi emrin të cilit do ti besohet skuadra në të ardhmen. Maldini e Boban duan që grupin ta administrojë një teknik italian e për këtë synojnë për rikthimin e Massimiliano Allegri, teknik plurifitues në Itali që do të preferonte rikthimin në Serie A përpara se të pranonte një sfidë jashtë. Problemi është se Gazidis, njeriu i zgjedhur nga Elliott, prej muajsh kërkon të bindë Ralf Rangnick, teknikun fitues por vetëm në Austria e Gjermani. E shkuara e afërt nuk i jep shumë optimizëm për cështjen zonës sportive, me Maldini e Boban shpesh të bllokuar në tratativat e merkatos nga refuzimi i ish-drejtuesit të Arsenal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *