• |
ide | kryesore

Vuçiç takon Grenell: Mirënjohës që Trump i kërkon Kosovës të heqë taksën

Lajme, Të fundit

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiç, është takuar pasditen e së enjtes me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Takimi u mbajt në Bavari, ku dy zyrtarët kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Sigurinë. Pas takimit Presidenti serb ka shkruar në Twitter duke vënë theksin në largimin e taksës në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është me shumë rëndësi që amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. U jam mirënjohës Richard Grenell, Miko Pompeo dhe Presidentit Turmp. Kërkesa që është që të hiqen tarifat urgjentisht dhe që bisedimet midis nesh dhe Prishtinës të vazhdojnë” – shkroi Vuçiç në Twitter. Në takimin e Munihut do të marrin pjesë edhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Normale qe do kerkoj trampi heqen e taksave se ka investuar ne serbi miliarda dollar dhe pret te ndertoi nje nder bazat me te medha ne evrope, per te mbajtur rusine larg. Shtetaret shqipetar si ne tirane e prishtine nuk kane ditur te jene partner dinjitoz qofte me shba apo be, dhe kur iu vjen ngordhja thjesht ulin breket si ne bordello.

  2. Vucic njihe Kosoven shtet dhe cdo gja ka me shku mire per te gjithe…
    Nuk ka pse me te lut ty Kosova per me ba bisedime.Dhe nuk te ka marr leje ty me u ba shtet.
    Njihe njiher,mandej vazhdojme bisedimet ne se mbet ndonji gja pa u than.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu