• |
ide | kryesore

Foto që ngre dyshimet, a është Genta Ismajli shtatëzanë?

Paparazzi, Slider
Genta-Ismajli-1200x630.jpg



Në nëntor të vitit që lamë pas u bë publike lidhja e këngëtares shqiptare, Genta Ismajli me partnerin e saj turk, Usta. Dyshja u fotografua në momente intime dhe nuk u përpoqën të fshihen aspak nga publiku, duke hedhur madje hapa më të mëdhenj në marrëdhënien e tyre. Së shpejti, Genta dhe partneri i saj turk do të kurorëzohen me martesëdhe nëpër intervista apo rrjete sociale këngëtarja shqiptare është shprehur se ka gjetur dashurinë e jetës. Ata kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram dhe pikërisht një foto e publikuar aty i bëri ndjekësit të mendojnë se Genta është shtatzënë për herë të parë. Këngëtarja ka pozuar me partnerin i cili ka vendosur duart tek beli i saj, mirëpo vëmendjen e mori barku i Gentës.

Ai duket pak më i rrumbullakosur se zakonisht dhe kaq ka mjaftuar që fansat të shkruajnë në komente për shtatzëninë e këngëtares.

“Genta qenka shtatzënë”

“Urime për shtatzëninë tënde! Ti ke ndjekur zemrën! Mos të ta ndjejë për të tjerët!”

“Është shtatzënë?”- janë disa prej komenteve në foto.

Genta ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *