• |
ide | kryesore

Dita e Shën Valentinit ndan Kehlanin dhe partnerin e saj YG

Paparazzi, Slider

Dita e Shën Valentinit, e cila supozohej të bashkonte të dashuruarit, në fakt ka ndarë çiftin e njohur të showbiz-it, këngëtaren Kehlani dhe partnerin e saj YG.

Kehlani ka publikuar këngën e saj më të re më 14 shkurt, të titulluar “Valentine’s Day (Shameful)”.

Për habinë e të gjithëve, kjo këngë ishte një “diss” nga ylli i “1st position” për partnerin e saj.

Teksi i këngës së Kehlani-t flet për tradhtinë e YG në fund të vitit të kaluar, varësinë e tij nga droga, ndihmën e madhe që këngëtarja i ka dhënë dhe periudhën e vështirë që ka kaluar.

Megjithëse menduam se e fali dhe dyshja vazhdoi normalisht, duke qenë se YG i mohoi lajmet e tradhtisë, Kehlani duket se s’ka mundur të harrojë lehtë.

Mediat e huaja raportojnë se pas publikimit të këngës së Shën Valentinit, dyshja është ndarë dhe shanset për rikthim janë thuajse zero.

Kehlani dhe YG nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë publike për ndarjen, ndërkohë që fansat e çiftit po presin sa më shpejt një reagim nga dyshja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu