• |
ide | kryesore

Rikthehet Champions: kampionët në fuqi në testin Simeone, Muri i verdhë ngrihet para PSG

F1, Sport



Kompeticioni më i rëndësishëm Europian për klube është kthyer në fushat e lojës. Champions Leagu nuk humb kohë të magjepsë me dy përplasjet e para, për 1/8 e finaleve të kompeticionit, krejtësisht të paparashikueshme. Kampionët në fuqi Liverpool nuk ka aspak një ndeshje të lehtë, në kohën kur duhet të vizitojë Wanda Metropolitano, në një sfidë unike mes dy shkollave të ndryshe të trajnerëve: Diego Simeone në njërën anë e Jurgen Klopp në tjetrën.

ATLETICO MADRID VS LIVERPOOL
Reds përballen me spanjollët, për herë të parë që nga 2010 dhe vijnë nga një seri e frikshme prej 17 fitoresh radhazi në Premier League. Atletico, ndërkohë, kanë një sezon të trazuar, duke dështuar të gjejnë vazhdimësinë në lojën e tyre – gjë që i ka lënë 13 pikë pas rivalëve të Real Madrid në krye të La Liga. Të besuarit e Simeone, që dështuan të kalojnë në 16 më të mirat sezonin e kaluar, u pozicionuan pas Juventus në Grupin D, duke marrë vetëm 10 pikë nga 18 të mundshme, por kanë statistikat në favor me vetëm një humbje në 12 vizitat e klubeve angleze.

Liverpool u rendit i pari në Grupin E, një pikë para Napolit, që i shkaktoi humbjen e vetme, por edhe pse është i pamundur në takimet vajtje ardhje në Europë nën drejtimin e Klopp, ata kanë dalë të mundur në 7 nga 13 transfertat në kontinent. Nuk ka probleme dëmtimesh tekniku gjerman me vetëm Shaqirin të padisponueshëm, ndërsa Sadio Mane tregoi kundër Norwich se ka rikuperuar plotësisht. Problematike situata për Atletico, që do të bëjë pa ish-mbrojtësin e Tottenham Kieran Trippier dhe Diego Costa që është kthyer në stërvitje pas tre muaj mungesë por vështirë se do të jetë në ndeshje.

BORUSSIA DORTMUND VS PSG
Borussia Dortmund do të zbresë në fushë kundër Paris Saint-Germain në mbrëmje në një ndeshje spektakolare për 16 më të mirët e Champions League. Për francezët, Muri i verdhë do të jetë misioni për tu kaluar, edhe pse janë pikërisht ata favoritët e mëdhenj të ndeshjes.

Gjermanët kanë humbur në këtë fazë të kompeticionit vitin e kaluar, përballë finalistëve të Tottenham, por kanë një test të vështirë oër të arritur cerekfinalet 12 muaj më pas, edhe pse nxemjen e bënë me 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt. PSG vjen në këtë sfidë nga një barazim 4-4 me Amiens por – me Ligue 1 pothuaj të hipotekuar – e gjithë vëmendja është në Champions League.

Dortmund dhe PSG janë përballur vetëm dy herë më parë në Champions League, në sezonin 2009/10 në fazën e grupeve me dy takimet që u mbyllën në barazim. Gjermanët do të kenë mungesat e rëdnësishme të Marco Reus e Thomas Delaney, ku rrezikon të shtohet edhe Julian Brandt, por mund të besojnë në një impresionues Erling Haaland, që po rishkruan historinë në Bundesligë me zhurmë golash. I lumtur Tuchel, sepse mund të ketë Neymar të rikuperuar për ndeshjen, duke kthyer treshen spektakolare me Kylian Mbappe e Mauro Icardi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *