• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ Kush dyshohet se vrau vëlla e motër në Mirditë

Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje për ekzekutimin e dyfishtë të vëlla e motër në Kodër Rrëshen të Mirditës mbrëmjen e së martës. Sipas policisë rreth orës 20.40, në oborrin e banesës së tyre janë vrarë me armë zjarri Vliadion Filopati dhe motra e tij Esmeralda Filopati.

Policia thotë se nga informacionet e para dyshohet se ata janë qëlluar me armë zjarri nga Fatmir Koleci nga fshati Zejmen i Lezhës, ish-bashkëshorti i Esmeraldës i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *