• |
ide | kryesore

Shënjestra e sulmit në Rrëshen, nipi i Kastriot Reçit të vrαrë me snajper në 2020

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Reçit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Mirditë, ku babë e bir kanë qëlluar me αrmë zjarri në drejtim të një automjeti. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, ndërsa policia thotë se ka shpallur në kërkim dy personat. Në konflikt janë përfshirë Martin dhe Enrik Bardhi, të cilët qëlluan në drejtim të makinës që drejtohej prej Saimir Reçit.

Mësohet se fillimisht janë përplasur fizikisht dy të rinjtë Enrik Bardhi dhe Saimir Reçi. Më pas Enriku ka shkuar në shtëpi ku i shoqëruar nga babai i tij kanë dalë me një pistoletë dhë kanë qëlluar në drejtim të makinës së Reçit.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për shkak të të shtënave me armë, ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me bordurën rrugës. Ndërsa babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia e cila ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit i ekzekutuar në 2020. Ai u qëllua me snajper kur ndodhej në mes të qytetit duke biseduar me një grua dhe fëmijën e saj të mitur. Ende sot, nuk është zbardhur vrasja e tij. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Vrasja e Kastriot Reçit, ADN shpëton të dyshuarin e prokurorisë

Shpërthimi shkatërrues/ Hakmarrja mes fiseve mirditore trondit Tiranën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *