• |
ide | kryesore

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, policia merr në pyetje 15 persona

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka shoqëruar rreth 15 persona, për ti marrë deklarimet lidhur me vrasjen e Martin Bardhit, mëngjesin e djeshëm në Rreshën.

Mes të shoqëruarve përveç familjarëve të viktimës, janë shoqëruar edhe disa nga anëtarët e familjes Reçi. Ata janë pyetur lidhur me ngjarjen e djeshme dhe konfliktet mes tyre.

Mes të shoqëruarve ishte edhe Saimir Reçi, me të cilin viktima u konfliktua në muajin maj, e më pas e qëlloi pranë një karburanti si dhe babai i tij.

Por sipas informacioneve të siguruara, mësohet se deri më tani nuk janë siguruar te dhëna që mund te zbardhin ngjarjen, dhe vrasja e 59-vjeçarit është ende pa autor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *