• |
ide | kryesore

Zbulohet lidhja e Anna Likës me futbollistin e kombëtares së Kosovës

Paparazzi, Slider



Ishte maj i vitit 2019 kur aktorja e njohur shqiptare Anna Lika tha në festën e ditëlindjes së saj se “burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë”. Vera iku, Anna nuk bëri dasmë, por titujt e mediave rozë për të kanë qenë gjithnjë të lidhur me “personin që i ka vjedhur zemrën”. Përpos aludimeve që kanë qenë të shumta, ky i fundit nuk është identifikuar ndonjëherë në media, të paktën deri më sot. Burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën aktores simpatike dhe jemi të sigurt që e njihni! Është fjala për Amir Rrahmanin, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

“Iconstyle” konfirmoi ekskluzivisht romancën mes dyshes që ka pak kohë që ka nisur. Mjafton të shihni postimet e tyre në profilet përkatëse në Instagram, për të parë se së fundi, janë bërë pjesë e një arratisjeje romantike në Nice të Francës.

“Nga Nice me dashuri”, shkruan Amiri në foton e tij që nuk do shumë mend të kuptosh se kush e ka realizuar. Dyshja nuk ka ende foto të përbashkëta në rrjetet sociale, ndoshta sepse është ende shpejt ose për faktin që nuk dëshirojnë ta bëjnë publike lidhjen e tyre!

Anna ka qenë gjithnjë nën radarin e mediave rozë për jetën e saj private. Vetëm pak javë më parë, ajo u përfol për një lidhje me regjisorin Drilon Hoxha, lidhje të cilën aktorja e mohoi kategorikisht pasi mes tyre ka vetëm shoqëri.

 

/Iconstyle.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *