• |
ide | kryesore

Rama e Veliaj ‘zbythen’ nga projekti klientelist për Teatrin Kombëtar: Do e ndërtojë shteti, pa kulla (Deklarata)

Arkiva, Lajme, Të fundit



 

Erion Veliaj dhe Edi Rama duket se janë tërhequr nga turravrapi i tyre për t’i falur privatit tokën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar përmes partneritetit publik privat. Përmes një deklarate për mediat, Bashkia Tiranë thotë se Teatri do të ndërtohet me fonde publike dhe nuk do të ketë kulla. Po kështu deklarohet se është rrëzuar projekti i propozuar nga privati pasi Teatri Kombëtar nuk do të ndërtohej shpejt. Më poshtë deklarata e plotë.

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara, për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.



11 Comments

  1. Tani bujar nishani lulushi nuk do perfitojne ap dyqanet qe kishin firmosur me fushen qe ne 2009,teatri do behet projekti i arkitektit danez,tani shkoni hane nga nje pace paguan lulushi

  2. Jane blufff per ti mbajtur riqelbesirat me gajret. Ai nuk as fonde per rrogat..Teatri Nuk Do Te Prishet…Te pellcasin ndytesirat!!

  3. Eshte zbythja e pare e dyshes Rama-Veliaj qe nga 2013. Problemi per ta eshte se nga kjo zbythje do filloje rrokullima dhe rrokullima nuk dihet se ku perfundon. Jo per gje, por pseudoparlamenti ka votuar edhe nje ligj per kete dhe tani ly ligj behet i pazbatueshem. Dikush nga bodrumet qe perhapin vetem pisllek thonte qe Lulka dhe Nishani nuk po marrin dyqanet e peemtuara ne ate zone, Shume dakord me dyqanet dhe shume mire qe iu thyen turinjte, por kjo mbeturine, harron te thote se sa fo mbeten pa marre dyshja Rama- Veliaj. Ta thote edhe ate meqe paska pare kontratat.

  4. Po Bujar Aseqiu,ai trimi me flete,Arben Derhemi,Laert Vasili,Robert Nderenika ,ku jane apo po vazdojne te lepijne kocken qe u hodhi Lali dhjeri,po ipa kush ti porositi qe te kene kujdes se kocka qe u ka hedhur Lali dhjeri eshte e ifektuar me koronavirus

  5. Teatri do behet i ri modern ashtu si e kerkon koha,ky I vjetri I sherben vetem shpellkareve qe zbriten ne tirone

  6. Bejeni te ri por mos vidhni metrat e teatrit o hajdutgej. Ose me mire bejeni si stadiumi, teater me fushe futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *